MENU
klinika

Tryeza e fundvitit

Çmimet e larta, festa të varfra për qytetarët e Beratit

29.12.2018 - 15:50

Qytetarët në Berat kanë zgjedhur të bëjmë më pak shpenzime për tryezën e fundvitit, shkak janë bërë çmimet e larta.

Pensionistët thonë se të ardhurat e tyre janë të ulta për të përballuar çmimet e kripura.

Në Berat bizneset i kanë reklamuar në vitrina e trotuare produktet që i duhen çdo familje për tryezën e fundvitit, por shumë prej qytetarëve vetëm sa i shohin pasi nuk kanë mundësi për t`i blerë ato.

Më pak blerje këtë vit kanë bërë pensionistët.

festat ne berat-konica.al

Ata thonë se të ardhurat e tyre janë shumë të ulta për të përballuar çmimet e larta të perimeve, frutave apo edhe mishit.

“150 lekë qepa thotë shoku, salla bën 50 lek. Unë dua 200 lekë bukë në ditë, se jam vetë i pesti. Sipas xhepit do të marrë njeriu”.

“Ku kemi ne, me pension jemi. Kemi lekë ne?”

“Berqavers na dhanë atë 5 mijë-10 mijë lekëshin dhe morëm kaposhin e detit”.

“Sivjet janë në stratosferë, sidomos për ne pensionistët që si përballojmë sot”.

Në të tillë situatë, ata kanë zgjedhur të shpenzojnë më pak dhe kësisoj të kenë një tryezë më të varfër për festa.