MENU
klinika

OPEC ul prodhimin

Çmimi i naftës pritet të rritet përsëri

08.12.2018 - 13:16

Vendet kryesore prodhuese të naftës, Opec dhe aletatët e saj kanë rënë dakord të shkurtojnë prodhimin e arit të zi me 1.2 milionë fuçi në ditë. Pavarësisht kundërshitve nga Presidenti amerikan, Donald Trump, pas dy ditësh bisedime u arrit në një marrëveshje.

Në mbledhjen e Vienës, marrëveshjes i është bashkuar edhe Rusia, një ndër vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese.

Ulja e prodhimit do të hyjë në fuqi që prej 1 Janarit dhe do të vazhdojë për të paktën 6 muaj. Të 15 vendet anëtare të Opec ranë dakord që të shkurtojnë prodhimin me 800 mijë fuqi në ditë, ndërsa Rusia u dakordësua për 400 mijë fuci në ditë.

Marrëveshja është në linjë me pritshmëritë e tregjeve dhe aletatëve. Vlerësohej se, shkurtimi do të ishte mes 1 mln dhe 1.4 mln fuçive në ditë. Arritja e një marrëveshje gjeneroi një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës me rreth 5%.

Takimi mes Opec dhe aleatëve të Organizatës jashtë saj, vjen në një kohë që çmimet e naftës kanë pësuar rënien më të madhe që prej krizës globale të vitit 2008. Çmimet kanë pësuar një rënie me 30% gjatë 2 muajve të fundit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN