MENU
klinika

Sëmundje gjenetike

Çrregullimet autoimune mund t’i kenë edhe fëmijët tuaj!

06.12.2018 - 17:09

Çrregullimet autoimune janë shumë të rralla te fëmijët, por nëse fëmija juaj ose dikush në familjen tuaj po përballet me këto çrregullime, natyrisht që duhet të vlerësohet si situatë mjekësore.

Shumë prindër shqetësohen nëse ekziston një marrëdhënie midis shtatzënisë dhe rrezikut të sëmundjes autoimune të fëmijërisë dhe në lidhje me ndikimin e trajtimit të sëmundjeve autoimune te fëmijët e tyre.

Çrregullime të zakonshme autoimune në fëmijëri

“Çrregullimi autoimun më i zakonshëm që unë di te fëmijët është sëmundja celiac”, thotë Jane M. El-Dahr, MD, profesoreshë e pediatrisë klinike dhe shef i seksionit të imunologjisë pediatrike, alergjisë dhe reumatologjisë në Universitetit Tulane, në New Orleans.

“Sëmundja celiac (ndjeshmëria ndaj grurit) ndikon në 1 deri 3 për qind të popullsisë “.

semundjet gjenetike-konica.al

Çrregullime të tjera autoimune që ndodhin në fëmijëri përfshijnë:

* Artriti, i cili prek rreth 1 në 1,000 fëmijë;

* Tipi 1 diabeti, i cili prek 1 deri 2 nga 10,000 fëmijë;

* Imune (ose idiopatike) trombocitopeni purpura, e cila ndodh në 3 deri në 8 nga 100,000 fëmijë.

Shtatzënia dhe rreziku i sëmundjes autoimune te fëmijët.

Është e natyrshme të pyesësh nëse nga nëna mund të kalojë çrregullimi autoimun te fëmija ose në ndonjë mënyrë tjetër të shkaktojë që fëmija juaj të ketë një çrregullim autoimun.

“Nëse një grua shtatzënë ka një çrregullim autoimun, për shembull, lupus, këto antitrupa mund të kalojnë nëpër placentë tek foshnja, të cilët pastaj do të kenë të njëjtat antitrupa për katër deri në gjashtë muaj dhe mund të kenë simptoma që quhen lupus neonatale,” shpjegon El-Dahr.

Në mënyrë rigoroze, gratë shtatzëna nuk i kalojnë gjithmonë çrregullimet e tyre autoimune tek fëmijët.

Por kur janë shtatzënë, duhet të sigurohen që mjekët të jenë në dijeni për gjendjen e sëmundjes autoimune dhe për historinë e familjes suaj, për arsyet e mëposhtme:

* Ju mund të keni nevojë të ndryshoni medikamentet që përdorni, për të menaxhuar çrregullimin tuaj autoimun gjatë shtatzënisë;

* Nënat që kanë antitrupa ndaj trombociteve të tyre mund të shkaktojnë probleme të gjakderdhjes në foshnjat e tyre. Për këtë arsye, merren masa për seksion cezarian dhe për të parandaluar gjakderdhjen ose lëndimet.

Në përgjithësi, çrregullimet autoimune janë të njohura për një komponent gjenetik. Nëse keni një sëmundje autoimune, ekziston një rrezik i shtuar për pasardhësit tuaj për të zhvilluar një çrregullim autoimun.