MENU
klinika

'Shkundet' qeveria

Dalin emrat, ja kush janë ministrat e rinj të qeverisë “Rama”

28.12.2018 - 11:12

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare ndryshimet në qeveri. Janë 7 ministra të rinj në kabinet, ndërkohë që Rama ka vendosur të marrë pranë edhe Erion Braçen, i cili do të jetë zëvendëskryeministër në vend të Senida Mesit.

Po kështu ikën Lindita Nikolla dhe vjen në vend të saj Besa Shahini. Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit. Po kështu Arben Ahmetaj nuk do jetë më ministër i Financave dhe Ekonomisë. Anila Ademi do të jetë ministre e Financave në vend të Ahmetaj.

Genc Caka do të jetë ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme në vend të Ditmir Bushatit. Belinda Balluku zëvendëson Damian Gjiknurin duke u emëruar Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bledi Çuçi zëvendëson Niko Peleshin si ministër Bujqësie. Elva Margariti do të jetë ministrja e re e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros. Eduard Shalsi do të jetë ministri i ri i Shtetit në vend të Sonila Qatos e cila merr një detyrë tjetër të rëndësishme. Rikthehet ministri për marrëdhëniet me parlamentin.

Elisa Spiropali do të jetë ministre për marrëdhëniet me Parlamentin. Braçe do të jetë zëvendëskryeministër.

LISTA

1. Besa Shahini në vend te Lindita Nikolles

kolana e librave

2. Anila Ademi në vend te Arben Ahmetaj

3. Genti Caka ne vend te Ditmir Bushatit

4. Bledi Cuci ne vend te Niko Peleshit

5. Elva Margariti ne vend te Kumbaros

6. Eduard Shalsi ne vend te Sonila Qatos

7. Elisa Spiropali, Ministre për marrëdhënie me parlamentin

8. Erion Brace zv/kryeministër i ri ne vend te Senida Mesit