Menu

Vendimet e Disiplinës

Dënohen e gjobiten tifozëritë kryeqytetase

06.12.2018

Komisioni i Disiplinës vazhdon të dënojë tifozëritë. Në vendimet e bëra publike ditën e sotme, Partizani është dënuar me një ndeshje pa tifozë dhe do të jetë pikërisht takimi ndaj një rivali direkt si Kukësi, ndeshja te e cila do të dëgjohen vetëm udhëzimet e trajnerëve.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Sjellja e tifozërisë në derbi, ku u përdorën flakadanë dhe tymuese është vlerësuar nga Disiplina si një sjellje mjaft e gabuar dhe përveç dënimit të fushës, ‘Demat e kuq’ duhet të paguajnë edhe gjobë 200 mijë lekë të reja.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të tifozëve,hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve piroteknike, në bazë të Nenit 65/3/a dhe 66/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

partizani -tirana 2-1
partizani -tirana 2-1

KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve duke dëmtuar ambjentet sportive të stadiumit Stërmas Stërmasi, në bazë të Nenit 66/2 të KDS ,dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

KF “Erzeni”,për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhjes të sendeve në fushën e lojës dhe përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3 të KDS, dënohet me zhvillimin 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

KF “Vllaznia”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

FK “Tomori”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF

KF “Tirana B”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Tërbuni”,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

Lojtari i KF “Maliqi”, Devis Meçollari, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK “Skrapari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1/b te KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

SHS “Albpetrol”,në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Lojtari i FC “Term”, Ertis Bregu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Memaliaj”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

Lojtari i KF “Përmeti”, Orgest Todhe, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti

Lojtari i KF “Butrinti”, Justin Dadaj,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Vlora” U-19, Ardi Koci, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet 12 (dymbedhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Vlora” U-19, Brigeld Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinore, në bazë të Nenit 40 dhe 49/1/a të KDS, dënohet 16(gjashtëmbedhjetë)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me “Akademia AAS” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero)

KF “Kinostudio” femra, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhuna në Korçë, e pësojnë tifozët

Disiplina, dënime për Skënderbeun e Partizanin

E pëson “Tirona Fanatics”

Disiplina, dënim të veçantë për ultrasit

Rikthehet çështja “Muzaka”

Disiplina dënon djemtë e presidentëve