MENU
klinika

Përplaset me policinë

Deputeti i PD-së në protestë: Mos i prekni protestuesit

13.12.2018 - 20:40

Në fund të protestës në ditën e katërt të qytetareve në Shkodër ka patur një debat të fortë mes policisë dhe deputetit të PD Bardh Spahia që shoqërohej nga kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli.

Në këtë debat me deputetin është përfshirë edhe drejtori i policisë vendore Shkodër Vehbi Bushati. Shkak është bëre infiltrimi i policeve të veshur si civil mes turmës.

Po ashtu sipas deputetit Spahia ka patur edhe një tentative te policisë për te shkuar tek një grup protestuesish për ti provokuar ata.

I gjendur aty pranë deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar menjëherë duke dale ne mbrojtje te protestuesve dhe duke i kërkuar policisë që të largohet.

kolana e librave

protesta ne shkoder-konica.al

Debati ka qenë i fortë mes tyre, ndërsa drejtori Bushati ka kërkuar që të zbatohet ligji nga protestuesit.

Deputeti Spahia i është drejtuar duke i thëne se policia nuk duhet të merret me protestuesit të cilët për katër dite kanë protestuar në mënyrë te qetë dhe paqësore dhe se policia duhet te zbardhë krimet dhe vrasjet e ndodhura në Shkodër për shkak se askush nuk është i sigurt në qytet.

“Mos i prekni protestuesit”-thotë deputeti i PD. “Mos u merrni me ne, por merruni me hajdutët”-dëgjohet të thotë një qytetar në video.

Në fund policia është tërhequr dhe gjithçka është mbyllur vetëm me këtë debat të fortë verbal mes tyre pa patur incidente apo konfrontime fizike.