MENU
klinika

Rrëfimi i legjendës së peshëngritjes

Dhima: Në Shqipëri isha grek, në Greqi shqiptar

03.12.2018 - 19:28

Pirro Dhima, legjenda e peshëngritjes botërore, i lindur në Himarë dhe fitues i medaljeve olimpike e botërore me Greqinë, ka shkaktuar shpesh polemika rreth prejardhjes së tij, si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.

Ai  u largua në fillimin e viteve ’90 nga vendi ynë, për të shkuar në Greqi, kur ishte në kulmin e formës sportive. Por në një intervistë të dhënë për “Lifo” në Greqi, Dhimo ka treguar se ka jetuar gjithmonë me racizmin dhe fakti se kishte origjinë shqiptare, e bëri më të vështirë integrimin e tij deri në momentin kur filluan të vinin me radhë medaljet.

Unë mbërrita në Greqi 30 vite më parë, kur një valë e madhe emigrantësh mbërritën në këtë vend dhe jo vetëm nga Shqipëria, por e gjithë Europa Lindore. Në një shoqëri të mbyllur, siç është ajo greke, ishte normale të reagonin.

Sigurisht, nuk ishte e mirë, por nuk mund ta shmangnim. Tridhjetë vite më vonë, ka pasur shumë hapa para, duhet pranuar. Por duhet bërë edhe më shumë. Një grek 30-vjeçar ka shkuar në shkollë me fëmijë të kombësive të tjera, ka punuar, ka krijuar lidhje me ta.

Ai nuk ka atë konservatorizmin e prindërve të tij. Por kur erdha në Greqi, gjërat ishin ndryshe. Këtu isha shqiptar, në Shqipëri isha një grek, isha shumë konfuz. Ka pasur shumë incidente që mund të tregoj, por nuk ka problem, them se jam me fat, se të tjerë e kanë kaluar dhe po ia kalojën edhe tani më keq.

Çdo incident të vinte një frikë të vazhdueshme. Kur futesha në autobus, vendosja të dy duart në vend të dukshëm te mbajtësja lart, në mënyrë që t’i shihnin të gjithë, kështu që, nëse humbej ndonjë portofol, të mos më fajësonin mua”, – ka treguar Dhima.

Tashmë ai jeton në SHBA me fëmijët e tij, disa muaj pas vdekjes së bashkëshortes, ndërsa atje i kanë dhënë rolin e drejtorit teknik të ekipit kombëtar të peshëngritjes, paralelisht me postin e zv.presidentit të Federatës Botërore.

Duke i parë gjërat nga larg e duke jetuar në SHBA, Dhima nuk ka pasur probleme të lëshojë një thirrje kundër ekstremistëve grekë të “Agimit të Artë”.

Çfarë do i thoja një 18-vjeçari  grek që do të shkonte të votonte për ‘Agimin e Artë’? Do i thoja që do të ishte një nga gabimet që nuk do t’ia falte vetes, as se është i ri.

Do i tregoja për qëllimet politike të këtyre njerëzve dhe atë që kanë bërë, do t’i tregoja për njerëzit e vdekur në Fysa. Do t’i kujtoja që këta njerëz po gjykohen të akuzuar si organizatë kriminale”, – ishin fjalët e Dhimës.

Vetëm 5 minuta për të kuptuar rastin e mashtrimit

Usain Bolt në mes të katër rrugëve…

Humb përballjet ndaj United për Europa League...

Dembélé do t’i mungojë 5 javë Barçës

Mësoni datat dhe oraret kur do të luhen përballjet!

Dy miqësore me Italinë për Kombëtaren U-17

Tani rinovimi me Milanin është shumë larg…

Rafael Leao, klauzola ‘nyja gordiane’

Mesfushori maroken ka zbarkuar në Paris...

PSG pranë ‘grushtit të shtetit’ me Ziyech