MENU
klinika

Detajet

Digjet makina në Gramsh, dyshimet e policisë

30.12.2018 - 13:01

Një makinë e tipit ‘Renault’ është përfshirë nga flakët në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në qendër të qytetit të Gramshit, pranë lagjes ’35 vjetori’.

Raportohet se mjeti tip ‘Renault’ me targa AA 986 IH në pronësi të shtetasit me inicialet A.R., është djegur pjesërisht.

Sapo u njoftuan për zjarrin, zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.