MENU
klinika

Mesazhi i tij

Dorëzon mandatin këshilltari i PD-së

21.12.2018 - 14:13

Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj ka njoftuar sot dorëzimin e mandatit të tij dhe heqjen dorë nga përfaqesimi i zgjedhësve demokrate që e ngarkuan që në 2015 me këtë përgjegjësi.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se “dorezimi i mandatit eshte e vetmja menyre per te perfaqesuar zgjedhesit e mi, dua te bej sot publik perpara votuesve te Partise Demokratike dhe te gjithe qytetareve te Tiranes vendimin tim per te dorezuar mandatin e keshilltarit bashkiak qe pata nderin te ushtroja qe pas zgjedhjeve vendore te 2015-es”.

fabian topollaj-konica.al

Mesazhi i plotë:

Jam duke dorezuar nje mandat, i cili vetem atyre qe me kane zgjedhur nuk u sherben

I bindur se dorezimi i mandatit eshte e vetmja menyre per te perfaqesuar zgjedhesit e mi, dua te bej sot publik perpara votuesve te Partise Demokratike dhe te gjithe qytetareve te Tiranes vendimin tim per te dorezuar mandatin e keshilltarit bashkiak qe pata nderin te ushtroja qe pas zgjedhjeve vendore te 2015-es.
Ka qene nje vendim i detyruar ne kushtet e konsumimit te te gjitha mjeteve politike dhe ligjore per te perfaqesuar interesat e votuesve te mi. Por per fat te keq kam konstatuar se perballe nuk kam nje kundershtar politik por nje manipulator ekstrapolitik qe ka arritur ne pak kohe te korruptoje te gjithe sistemin politik dhe gjyqsor, ndersa ne krah nje formacioni politik, i cili ne vend qe te me ndihmonte, haptazi me ka penguar per te bere detyren e opozitarit perballe Erion Veliajt ne qytetin e Tiranes.
Prove qe ky mandat nuk ka me asnje vlere politike eshte rasti I aferes se teatrit kombetar ku ne kushtet qe mazhoranca nuk ka ne keshill votat e nevojshme te kerkuara nga ligji per veteqeverisjen vendore per tjetersimin e kesaj prone, ajo ka miratuar nje tjeter ligj, kesaj here te thjeshte, qe e anashkalon totalisht kompetencen e keshillit bashkiak dhe qe nuk mund te zhbehet juridikisht si antikushtetues sepse vendi eshte pa gjykate kushtetuese. Ky mandat gjithashtu nuk ka me asnje vlere po te kemi parasysh se individualisht kam nisur 4 procese gjyqsore per anullimin e vendimeve haptazi antiligjore te keshillit bashkiak nen diktatin e Veliajt dhe gjykata ose ka shkelur me te dyja kembet ligjin ose zvarrit ceshtjet vetem sepse nuk guxon te shpalle nje vendim kunder Veliajt.
Kjo situate e korruptimit total te sistemit do te qe vetem gjysma e se keqes nese nga ana tjeter do te ishte nje opozite reale qe ka vendosmerine per ti bere balle te keqes. Por sikur te mos mjaftonte shumica abuzive, kam konstatuar se opozita eshte bere nje shtojce e mazhorances, gje qe ka passjelle qe kjo opozite te humbi totalisht besimin publik duke u konsideruar masivisht si e vetmja arsye e vazhdimit te keqqeverisjes se sotme. Prove e ketij degradimi te aksionit opozitar nuk eshte vetem fakti qe nje grup keshilltaresh te opozites kane kaluar ne anen e Velijat ne momentin qe ai humbi mazhorancen e keshillit bashkiak, por edhe fakti qe Veliajn jam detyruar ta padis individualisht ne Gjykate per shkak se me eshte kerkuar personalisht nga Kryetari I PD te mos I coj 4 padite e siper permendura ne emer te Partise Dermokratike.
Per te gjitha keto arsye, mbajtjen e mandatit e konsideroj si nje fasade qe I intereson vetem Rames dhe Veliajt per te justifikuar demokracine qe funksionon per sa kohe ka nje opozite formale qe qendron brenda institucioneve. Ne kushtet qe te gjitha mjetet per te ushtruar mandatin opozitar jane zhbere, si dhe opozita ka deshmuar qe ne rastin me te mire ska forcen e nevojshme per ti perdorur efektivisht keto mandate ne luften opozitare dhe ne rastin me te keq eshte nje paterice e mazhorances aktuale, mendoj se qendrimi brenda sistemit e kthen misionin tim te opozitarit ne fasade te mazhorances ekzistuese ndaj dhe kam vendosur te dorezoj mandatin tim te keshilltarit bashkiak.
Vendimi per lenien e mandatit jo vetem nuk me pengon per te vazhduar luften time opozitare, por me jep lirine e domosdoshme ne situaten aktuale qe ndodhet vendi, per te gjetur format me efektive per te denoncuar kasten politike ne vend qe ka krijuar nje status-quo prej se ciles perfitojne te gjithe pak a shume njesoj, pavaresisht nese emrin e kane te shenuar ne borderone e Qeverise apo Opozites.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore