MENU
klinika

Detajet

Drogë nga Shqipëria, 5 në pranga në Itali, nën hetim 5 shqiptarë

16.12.2018 - 15:13

Pesë të arrestuar, katër prej të cilëve në burg dhe 16 persona nën hetim në gjendje të lirë është bilanci i operacionit të policisë italiane në Napoli e Salerno për sekuestrimin e lëndëve si hashashi, kanabisi dhe heroina.

Të gjithë personat e hetuar akuzohen për posedim e shpërndarje të lëndëve narkotike. Në qeli kanë përfunduar Roberto Cannavacciuolo, 42 vjeç nga Scafati, Pasquale Giordano, 56 vjeç, rezident në Boscoreale, Francesco Franzese, 52 vjeç nga Ottaviano dhe Domenico Galletti , 35 vjeç, napoletan.

Në arrest shtëpie ndodhet Massimo Pagano, 52 vjeç nga Scafati. 16 të tjerë hetohen në gjendje të lirë: Vincenzo Alfano, 27 vjeç, shqiptari 31 vjeç Bruno Belba, 55-vjeçari Gaetano Cristaldi, 54-vjeçari Marcello De Angelis; 67-vjeçari Catello De Riso, ish-bashkëpunëtor i klanit Alfieri/Galasso; 42-vjeçari Salvatore De Riso, Francesco Desiderio, 54 vjeç, Petrit Frroku, shqiptar 49 vjeç, 31-vjeçari Dritan Gjegja, 31-vjeçari Elton Gjegja, 35-vjeçari Renato Koci, 44-vjeçari Antonio Mariani, 42-vjeçari Mario Pagano, Gianluigi Prisco, 38 vjeç, Pasquale Rizzo, 41 vjeç, Vincenzo Vitiello, 32 vjeç.