MENU
klinika

Intervista për “Vogue”

Dua Lipa, nga kameriere, në një yll “pop”-i

05.12.2018 - 15:09

Pasi u shfaq në kopertinën e revistës prestigjioze, tashmë është publikuar edhe intervista e Dua Lipës për “Vogue”.

Vetëm 5 vite më parë, ajo punonte si një kameriere, ndërsa jeta e saj mori një rrjedh krejtësisht tjetër kur në moshën 18 vjeçare nënshkroi marrëveshjen e saj me një shtëpi diskografike.

Tashmë, në moshën 23-vjeçare, Dua është duke korrur suksesin e punës së palodhur dhe e talentit të saj të jashtëzakonshëm, duke u kthyer në një yll të muzikës Pop.

Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka rrëfyer në intervistë se vetëbesimi është arma më e fortë që mund të ketë kushdo. Edhe pse nuk është paraqitur ndonjëherë në përpjekje për të paraqitur një tablo të shkëlqyer të vetes së saj, ylli i popit është shprehur për revistën prestigjioze se tek vetja pëlqen konkretisht lëkurën e mrekullueshme.

LONDON, ENGLAND – MAY 30: Dua Lipa and Isaac Carew leaving Soho House Frith Street on May 30, 2018 in London, England. (Photo by Mark R. Milan/GC Images)

Feminizmi për mua nuk është të urresh meshkujt por ka të bëjë me faktin se ne meritojmë të njëjtat mundësi si ata”, ka thënë Dua Lipa në numrin e janarit të Vogue.

Megjithëse nuk është paraqitur ndonjëherë me vetëbesimin për të paraqitur një tablo të shkëlqyer të vetes së saj, ylli i popit ka thënë se ndihet shumë e sigurt me trupin e saj. “Gjithmonë do të jetë diçka që nuk iu pëlqen tek vetja, por është shumë më e shëndetshme që çdo ditë t’i thoni vetes dy gjëra që ju pëlqejnë më shumë tek vetja. Për shembull unë i them vetes “Ti e di që lëkura jote është e mrekullueshme, nuk do vësh asnjë grimë make-up”, në vend që t’i them “O zot pse ke ngrënë makarona çdo ditë gjatë kësaj jave”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?