27.12.2018 - 09:45
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Durrës, ku një biçikletë është përplasur me një motoçikletë.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.15. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I.S., 59 vjeç, që drejtonte motoçikletën, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, shtetasi me inicialet A.F., që drejtonte biçikletën është shoqëruar në ambientet e policisë, i cili po pyetet për rrethanat e ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ngjarja në Korçë
Aksidentuan për vdekje babë e bijë, burg për shoferët
Elbasan-Tiranë