Gjykata e Durrësit ka vendosur të lë në burg dy policët privatë të akuzuar për shpërdorim detyre në grabitjen e parave në Shkozet.
Gjykata e Durrësit ka vendosur, vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 24:00 i shtetasit Fejzi Hekuran Sakaj, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale.
Caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fejzi Sakaj, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit Procedurës Penale.
Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 23:30 i shtetasit Astrit Nefail Gjata, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale.
Caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Astrit Gjata, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit Procedurës Penale.
Një kopje të këtij vendimi i dërgohet organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për zbatim.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij.