MENU
klinika

Bundesliga, java 17

E pesta radhazi, Bayern merr vendin e dytë

22.12.2018 - 20:38

Bayern Munchen bind plotësisht edhe në javën e fundit të fazës së parë, teksa ka fituar bindshëm 3-0 në Frankfurt dhe tashmë bavarezët marrin vendin e dytë, duke qëndruar 6 pikë larg Dortmund, që mban kreun.

Heroi i takimit ka qenë Franck Ribery, i cili ka qenë autori i dy golave të bavarezëve. Francezi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 35-të dhe ka dyfishuar avantazhin e miqve në minutën e 79-të. Rafinha ka realizuar të tretin dhjetë minuta më pas.

Francezi, 35 vjeç e 259 ditë, është bërë lojtari më i vjetër i Bayern që shënon më shumë se një gol në një ndeshje të Bundesliga-s.

Falë këtyre tri pikëve, Bayern e ka mbyllur vitin në vendin e dytë të renditjes, gjashtë pikë larg Borussia Dortmund. Baavarezët do të kthehet të luajë në kampionat 18 janarin e ardhshëm, kundër Hoffenheim në transfertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN