MENU
klinika

Boks, debutimi me fitore

E rrëzon për 20 sekonda, Sokoli mposht serbin

01.12.2018 - 21:11

Mario Sokoli ka fituar ndeshjen e parë në boksin profesionist, në një mbrëmje gala në Karlsruhe. 20-vjeçari shqiptar mposhti rivalin serb për 20 sekonda, duke debutuar në mënyrën më të mirë dhe fituar me nokaut në peshën 81 kilogramë.

Përballë Sokolit, ishte serbi me pasaportë boshnjake Nikola Drobnjak, që edhe pse me më shumë eksperiencë, nuk i bëri ballë furisë se grushteve të djaloshit shqiptar. Një debutim ëndrrash për boksierin kuqezi, që tashmë i hapet rruga për të tjera ndeshje.

konica sportkonica sport mobile

Mario Sokoli ka qenë për 8 vjet kampion absolut në boksin amator në Shqipëri dhe tashmë ka kaluar në boksin profesionist, ku që në ndeshjen e parë fiton me lehtësi dhe me bindje.

mario sokoli
mario sokoli

“Kjo fitore vjen në vitin e Skënderbeut dhe menjëherë pas festave të nëntorit. Shpresoj t’i kem bërë krenarë sadopak të gjithë shqiptarët. Ishte një fitore e bukur, sepse debutova më së miri. Tashmë emocionet kaluan dhe shpresoj të fitoj duelet e ardhshme” – u shpreh për “Konica.al”, Mario Sokoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN