MENU
klinika

Detajet

Eifel mbulohet nga tymi i zi/ “Jelekët e Verdhë” ndezin Parisin

30.12.2018 - 17:52

 Kulla Eifel është mbuluar me tym të zi, pasi policia gjuajti ‘ Jelek Verdhët’ me gaz lotsjellës.

Protestuesit e njohur si Jelekët e Verdhë, dogjën sërish makina, pas protestës kundër politikave tatimore të qeverisë franceze që rifilluan sot në javën e shtatë të njëpasnjëshme.

Pamjet e Daily Mail tregojnë kullën të mbuluar nga tymi, ndërkohë që pjesëmarrja në protestë ishte e ulët.

Vrulli i njerëzve është pakësuar dhe vetëm grupe të vogla dolën nëpër rrugët e Parisit.