MENU
klinika

Arti Pamor

Ekspozita ‘Onufri’ mbyllet, artistët kundra

25.12.2018 - 11:15

Galeria Kombëtare e Arteve ka vendosur që të mbyllë ekspozitën ndërkombëtare “Onufri”. Veprimtaria e ‘’Onufrit’’zhvillohesh për një periudhë të gjatë kohe që pas viteve 1990. Tashmë kjo galeri do të mbyllet.

Shumë artistë kanë qenë kundërshtarë të kësaj nisme dhe i kanë bërë apel ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Ata i kanë bërë apel Kryemninistrit Edi Rama dhe drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkololli. Megjithatë ky apel nuk u dëgjua nga ata. ”Onufri” e ka përmbushur misionin sipas tyre.

 

Anëtarët e Bordit Artistik të Galerisë Kombëtare të Arteve përbëhet nga 7 anëtarë, si më poshtë vijon: Eleni Laperi (Kryetare), Edi Muka, Xhoana Agolli, Ornela Vorpsi, Zef Paci, Luçjan Bedeni, Sofjan Jaupaj. Anëtarët e këtij Bordi ranë dakord për mbylljen e “Onufrit” gjatë mbledhjes  së tyre më datë 11.12.2018, me Vendim nr. 308/2.

Për këtë problem pati dhe dakordësinë e saj për vendimin, në respektim të pavarësisë së gjykimit të Bordit Artistik të Galerisë Kombëtare e Arteve.

Sipas drejtorit të Galerisë së Arteve dhe ministres ‘’Onufri” nuk ka nivelin e duhur. Në njoftimin për mediet, Galeria e Arteve shkruan vendimin e 7 anëtarëve të bordit në këtë institucion që:

”Në kuadër të dinamikave në të cilat zhvillohen shkëmbimet artistiko-kulturore ndërkombëtare sot, dhe si pasojë e problematikave që janë shfaqur ndër vite me Ekspozitën Ndërkombëtare të Arteve Pamore Onufri, aktivitet ky që ka patur mision primar realizimin e këtij shkëmbimi në Shqipëri, Galeria Kombëtare e Arteve ka vendosur në mbylljen e Onufrit dhe rikonceptimin e programit të saj të përgjithshëm artistik.’’

“Onufri” u krijua si domosdoshmëri e kohës postkomuniste për t’u lidhur me artistët e huaj, për të shkëmbyer eksperienca të reja dhe për t’u ballafaquar me vepra të ndryshme artistike.

Në të u zhvilluan një sërë aktivitetesh artistike në fund të viteve ‘90-të si një domosdoshmëri e kohës, që do të mundësonte shkëmbimet mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, si dhe për të prezantuar artin e ri bashkëkohor të skenës vendase në kushtet e mungesës së plotë të institucioneve apo iniciativave të pavarura.

Prej kohësh hidhesh idea se në shumë edicione ‘’Onufri’’ ka ngelur pas, si në mënyrën e organizimit që pothuajse ka qenë fiktive, pa pjesësmarrës të niveleve ndërkombëtare të artit, kuratorit dhe të zhvillimeve të formës dhe strukturës me ritimin e kohës.

Kjo ka bërë që niveli vit pas viti të bjerë shumë deri në përmbyshjen të plotë të nivelit të punës së saj drejt mbylljes.

Drejtori i Galerisë së Arteve mendon se duhet një zhvillim i ri bashkëkohor me qasjen e risive ndërkombeare në punën e pasur kërkimore. Duhet një rikonceptim dhe rikonfigurim i galerisë, kjo për shkëmbime sa më të gjera dhe të larmishme në fushën e  kulturës.