Nga Eugent Kllapi/
Jeta është proces, dhe vjen e dallohet më qartë kështu. Midis së kaluarës dhe të tashmes që sipas një këndvështrimi thotë se shoqëritë marrin me vete një trazicion jetësor që vazhdon gjithmonë, kjo do të thotë nuk do mend që nuk mbaron dhe vazhdon dhe në të ardhmen.
Në Muzeun Historik Kombëtar me një shumësi tablosh nëpërmjet përpunimit të fotove, vjen një ekspozitë këtë fund viti i një artisti kontemporan, Julius Eb.
Bashkëkohës i disa paraleleve kohore në rrugëtimin e tij ai me këtë ekspozitë rreket ta sjellë ndryshmin sa më të dukshëm të shoqërisë shqiptare në trazicionin e gjatë nëpërmjet ‘’Gjenerata A’’.
Këtë shoqëritë në kohë e shprehin natyrshëm, por që një sy i natyrshëm dhe i përditshëm nuk e sheh dot sa një i huaj me sytë e një të riu që eksploron gjithmonë art dhe ripërsërit veten në kohë dhe në praktika.
Rrugëtimi Julius Eb nis në 2001 kur ai vjen për herë të parë në Shqipëri nga Podgorica, dhe do rikthehet shpesh herë, sa herë ai do të kuptojë diçka më shumë në ndryshimin e vlerave, traditave, kohëve e kulturave.
Ky artist bashkëkohor që gjurmon gjithmonë në artin e vet në një udhëtim të pandarë të vetes, të tjetrit, të shoqërive, të ambientit, përdorimit dhe zgjatimit të ngjyrave, të kohës, të këndvështrimeve fenomenologjike.
Ekspozita e tij ka riardhur në Shqipëri këtë radhë në Muzeun Historik Kombëtar dhe pret të gjallërohet nga sheshi i ri Skënderbej zhurmëmadh në ditë shiu të zgjatshëm dhe në të ftohtë.
Ambienti i hollit kryesor është i qetë dhe relaksues, po aq sa të sjell një boshëti zbrastësie nga një kënd në këndin tjetër, dhe kjo mbushet reflektueshëm nëpërmjet ngjyrave të ndezura të ekspozitës, pejizazheve apo figurinave që shpallin njerëz. Kjo vjen paradoksalisht me sheshin e mbushur përplot edhe pse ftohtë në gumëzhimën e argëtimit të lojrave të ndryshme.
Dy nga funksionet e komunikimit dhe e një bashkëveprimi shoqëror janë kultura dhe argëtimi. Kultura vjen e ngadaltë po mbrujt personalitet më të formuar te njeriu.
Përkundër kësaj argëtimi vjen si një ndjesi e momentit, e plotë dhe magjishme, por që, sa kujtohet në kohë të shkuara, aq është dhe në paradoks me formimin e personalitetit, sjell boshëti. Duket sikur kultura dhe argëtimi janë dy të kundërta që nuk takohen nga e njëjta familje.
Por çfarë është kjo ekspozitë dhe kush është ky artist që denjon të reflektojë në artin e vet krahasime të thella artistike po aq sa dhe domethënie në syrin e publikut?
Ai quhet Julius Eb dhe ka lindur në 1964 në Shtutgart, në Gjermani. Ai ka studiuar në kompleksitet për, Shkenca Politike, Histori Arti, Ekonomi dhe Komunikim Masiv. Julius Eb ka punuar si gazetar, shkrimtar, por që në rrugëtimin e vet paraqitet si një fotograf.
Ashtu si jetA e tij është gjithmonë e pandalshme në vende të ndryshme dhe një rrugëtim, ashtu dhe fotografia e Eb është një udhëtim i perceptimit të tij jetësor, të mënyrës si i sheh ai gjërat me arsyen e vet, me mënyrën sesi njeh dhe zgjeron veteveten me kulturave të tjera dhe vlera të reja, duke njohur tjetrin, ai përballet me dëshirën dhe detyrimin për të njohur veten.
Ky është kusht për ta ekspozuar atë si fotografitë e ekspozitës së sotme në një spektër më të veçantë fokusimi të problemeve evolucionare të shndërrimit shoqëror në një trazicion të paprerë, të një evolucioni shoqëror që ndryshon nga brezi në brez, nga roli gjinor dhe nga situatat, rrethanat ku gatuhen shoqëritë, nga koha që referon vlera në periudha të ndryshme jete, nga arti i ‘Realizmit Socialist’ të ngurtë si vetë koha, në artin kontemporan, reflektiv, impresionues dhe relativizues në shumë vlera personalizuese të njeriut modern. Ai udhëton gjithmonë në mes të këtyre kohoreve dhe mbledh, përpunon, fokuson e hedh në filtra art.
Julian Eb ka pasur ekspozita në Shtugart, Bruksel, Berlin etj., si dhe ka marrë pjesë në ekspozita me artistë të tjerë. Ai është anëtar i Shoqërisë Artistike të Muzeut të Artit në Florida. Ekspozitën e tij e nis nga një rrugëtim i një projekti, që ai e quan ‘’gjenerata A’’.
Projekti fotografik “Gjenerata A” reflekton perceptimin e Julius Eb për identitetin e njeriu, shoqërisë dhe vlerat, bukurinë, por edhe anën e vështirë të transformimit, kjo vjen dhe nga Bunk’art. Fotografi tregon trajektoren e ndryshimeve dhe tranzicionin e shoqërisë shqiptare brenda një periudhe kohore gati 30 vjeçare duke u fokusuar thuajse ekskluzivisht dhe këtë Eb e shikon si “Gjenerata A”. Ai e krahason këtë edhe me vendin e tij, atë të Gjermanisë Lindore, të dikurshëm, të ndarë, ku dallohen më qartë ndryshimet.
Piramida nga jashtë dikur një monument tribut dhe një kult që u kthye për tabu për lartësimin e emrit të diktatorit Enver Hoxha dhe regjimin e tij socialist. Kjo tashmë është rrënuar dhe kthyer në një “shesh lojrash” të shkatërruar për rrëshkitësit e Piramidës që nuk duan t’ia dinë për peshën e atij mermeri të zhvoshkur.
Këto monumente të sotme janë më të dallueshme, më të prekshme, ato janë makina luksi, veshje të modës së fundit, beton i pafundtë të ‘njyjorkëzimit’ të ambienteve, kjo histori trasformimi nuk mbaron sipas autorit. Ndryshimi më i madh duket te gratë që kanë mbajtur peshën më të madhe të trazicionit.
Janë ato që kanë ndryshuar më shumë dhe kanë peshën më të madhe të kësaj gjenerate. Fotografitë e tij në formë pikturash janë të mbushura me ngjyra dhe të ndezuara që së bashku bëjnë një ansambël folklorik të koloriteve në raport me mesazhin, me objektet që jo detyrimisht duhet të jenë të kthjellta, ashtu si njerëzit që jo detyrimisht duhet të jenë të pastërta në fytyrë e në shprehi, por në shumë foto sheh dhe një raport të së shkuarës dhe të sotmes, te vitet e martesës, psh., te fotografia ”Këpuca”. Njësoj si njeriu që jo gjithmonë shpërfaq pastërti në ndërgjegjen e tij.
Në shumë fotografi në formë pikturash dallohet një metaforë veprimesh si ”Demoni”, ”Thërmija” ‘’Çifti prej 47 vjetësh’’, ‘’Çifti prej 3 vjetësh’’, procesi ‘’Vetingu’’. Në një foto tjetër duken dy makina si pronë private e njeriut të sotëm. Te ”Shtëllunga e artë ” pasqyrohet një set ngjyrash shpërhapëse që formojnë një pejizash të ndryshëm formash konike. Por gjithashtu dhe te format e pallateve që zgjaten e komplikohen si eksiztenca e shoqërisë.
Diskutimet me prindërit, gjyshërit dhe librat e historisë do të zbehen më shumë në këndvështirmin e ri të ‘’Gjeneratës A’’ që do ta përthyejnë kuptimin e dikurshëm.
Ai vjen si artist në lëvizje duke u shndërruar në një arkeolog dixhital të së tashmes, duke përpunuar ngjyrat efektet, deri sa e sjell në kuptimin e pikturës dhe të mesazheve, simboleve të forta.
Kjo fotografi e mbledhur me këto lloj perceptimesh, krijon një kontrast të dikurshëm me metodën e Realizmit Socialist të të perceptuarit art në një kuadrat që mbështillte ideologjia komuniste.
Këtu fotografia kontemporane ofron një sfidë kontrastuese me artin e ‘Realizmit Socialist’, i cili portretizon vizionin e udhëheqjes së asaj kohe dhe jetën e përditshme si të tillë. Disa prej tyre janë paraqitur në këtë dialog.
Në retrospektivë ai shikon sfidat, çfarë do të bëhen, çfarë do të ndjekim, këtë këndvështrim në disa drjetime ai e quan ”Kompasi i jetës”.
Dhe ku kompasi vjen në katër pikëvështrime. Drejtimi i parë ai i vlerave të shkuara në ditët sot, të meshkujve dhe femrave ambientit, njerezve ku jetojmë, një mur tjetër është trasformimi i gruas në shoqërinë e sotme, që është dhe më i dhimbshmi dhe më i ploti përkrah shoqërisë në shndërrim, sfidat e së ardhmes është një këndvështrim tjetër, por këndvështrimi më i plotë dhe i fundit vjen nga roli më i fortë dhe i shpërhapur i gruas.
Një pjesë e fotografive të bëra vijnë si metafora, shumë prej tyre e kanë origjinën prej shprehjeve rastësore, ‘’rastësia është mbreti i botës’’.
‘’Njerëzit jo të gjithë e vënë re kur unë jam duke shkrepur fotografinë, nuk është e rëndësishme të indetifikohet individi me fytyrë të qartë, është atmosfera që gjendet në atë moment dhe mesazhi që historia e kësaj foto rrëfen, të gjitha kanë një histori’’.
Ka shumë gjallëri, lëvizje, shikohen detajet, ngjyrat, forcimi i tyre me tone të larta, përçohet mesazhi, situatën e njerëzve të zënë ngushtë nga frika, dhe arrin deri aty sa duken si pikturë.
Nuk është letër e vendosur në pecikllas. Fotografitë e tij në të bëhen me anë të një film special që ngjitet transparent dhe duket si formë më e qartë impresioni.
Përdor metaforat dhe për ngjyrat, përfshi dhe materialin e qelqit që përdor si telajo, spikasin, sarkazmat midis dy paraleleve jetësore, dhe metaforat shumëngjyrëshe për gjithë mendimet dhe kategorizimet e veta për ndryshimet.
Në shumë pejizazhe shikon njerëz të zbehtë që diku kanë ndjesi trishtimi, ankthi, e sidomos të të rinjve të njerëzve që mbajnë barrë të kaluara historike. Diku shfaqet gëzim plot ngjyra.
Është një ekspozitë që të zgjon, ashtu si sheshi i mbushur plot që pret më shumë kujdes për artin, më shumë kuptim dhe më shumë domethënie në kulturën tonë. Në moton e shumë mesazheve ia vlen të shikohet me kënaqësi dhe ekspozita sikur thërret për më shumë gjallëri.