MENU

Detajet

Elbasan/ Dhunoi punonjësen e bashkisë, arrestohet 40 vjeçari

25.12.2018 - 10:06

Një 40-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi siç njofton policia ka goditur e kanosur verbalisht punonjësen e bashkisë së Elbasanit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi A.S, banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë dhe ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.S., 40 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M.D., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, punonjëse e Bashkisë Elbasan.

Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”,

“Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 237 e 238 të Kodit Penal.”, njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN