MENU

Dëmet materiale

Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa, shpëton 55 vjeçari

01.12.2018 - 17:44

Një banesë është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “Partizani”.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 01.12.2018, ora 03:10, në lagjen “Partizani” Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A.Q.vjeç 55, ku ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.