MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Elseid Hysaj kalon në janar te PSG?

06.12.2018 - 22:45

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli që në janar. Situata është e paqartë rreth tij, nëse do të rinovojë apo do të largohet nga Napoli dhe kjo ka zgjuar interesimin e shumë klubeve rreth futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

Prej muajsh Chelsea i drejtuar nga Maurizio Sarri kërkon futbollistin, duke marrë gjithmonë një “jo” nga napolitanët. Por klubi anglez nuk është i vetmi.

Mediet franceze kanë pasqyruar gjatë këtyre ditëve gjerësisht situatën e Hysajt dhe për shumë prej tyre, aftësitë në lojën mbrojtëse të futbollistit shqiptar e bëjnë atë një kandidat të fortë për krahun e djathtë të prapavijës së parisienëve që mendojnë vetëm për Ligën e Kampioneve.

Elseid Hysaj dhe Milinkovic-savic
Elseid Hysaj dhe Milinkovic-savic

Sipas medieve në Francë, Hysaj i intereson trajnerit Tomas Tuchel dhe fjalët e fundit të menaxherit të tij, që e sheh të mundshëm edhe një transferim në janar, e bëjnë një element shumë interesant për merkaton e parisienëve.

Problemi i vetëm në këtë mes mbetet çështja e “Fair Play Financiar”, duke llogaritur se PSG është ende nën hetim nga UEFA dhe nuk ka luksin që të shpenzojë shifra të mëdha, si 50 milionë eurot që kërkon Napoli për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interes për mbrojtësin shqiptar

Dani Alves u “plak”, PSG piketon Elseid Hysajn