13.12.2018 - 12:30
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit pohuan se Ervis Sinella, banues në Kavajë, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës (vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë) me 4 vite e 6 muaj burg.
I riu akuzohet se më datë 05.08.2009, në lagjen Nr.11, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasin me inicialet E.S. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Operacioni i policisë