MENU
klinika

Operacioni ushtarak turk

Erdogan: Trump e mbështet operacionin tonë ushtarak në Siri

18.12.2018 - 10:07

Turqia mund të fillojë një operacion të ri ushtarak në Siri së shpejti ka thënë Presidenti Tayyip Erdogan, duke kërkuar mbështetje nga presidenti amerikan Donald Trump, edhe pse Pentagoni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ankarasë.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se veprimi ushtarak i njëanshëm nga çdo parti në Sirinë veri-lindore, ku forcat amerikane veprojnë, do të ishte e papranueshme.

kolana e librave

Por Erdogan deklaroi se vetë Trump është më i hapur ndaj planeve turke për të lëvizur në lindje të lumit Eufrat, sesa Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

“Ne shpallëm zyrtarisht se do të fillojmë të punojmë në Eufrat,” tha Erdogan në një krahinë qendrore të Konia. “Ne e diskutuam këtë me z. Trump dhe ai dha një përgjigje pozitive”.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesave për komente mbi pohimin e Erdoganit, por të premten e kaluar pranoi se Trump dhe lideri turk folën për Sirinë gjatë një bisede telefonike.