MENU
klinika

Zbulon arsyen

Ermal Meta në Festivalin e Këngës: Për pak refuzova…

19.12.2018 - 22:35

Ermal Meta mbërriti në Tiranë ku do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, ai është shprehur tepër i emocionuar që do të ngjitet për herë të parë në një skenë aq të madhe ku këndohet vetëm shqip, ndërsa tha se e kishte vënë edhe në dyshim pjesëmarrjen pikërisht prej emocioneve.

Ermal Meta ka shtuar se kur është larguar përpara 24 vjetësh nga Shqipëria as që e mendonte se do të bëhej ndonjëherë pjesë e ‘Festivalit të Këngës’.

Kur u pyet nëse e ndjek muzikën shqiptare ai u përgjigj: “Kur isha në Shqipëri ndiqja më shumë muzikë klasike, ndikuar nga mamaja. Ndërsa muzika ‘pop’ mori një formë më të theksuar në Itali. Nuk e kam ndjekur shumë muzikën shqiptare. Vetëm disa kam mundur të shoh”. Ai ka thënë se Eugent Bushpepa është një ndër këngëtarët që e ka lënë me gojë hapur, kur të dy ishin pjesëmarrës vitin e kaluar në ‘Eurovision’.

Shqiptari më i njohur në Itali do të këndojë dy nga këngët e tij më të njohura, si pjesë e surprizave të përgatitura për festivalin.