MENU
klinika

Nga New York Times

Europianët të zgjohen: Siguria e tyre po kërcënohet!

19.12.2018 - 10:21

Hakerët kanë hyrë në rrjetin e komunikimit diplomatik të Bashkimit Evropian për vite, duke zbuluar mesazhe rreth  disa çështjeve që lidhen me Trump, Rusinë, Kinën dhe rrezikun që Irani të rinisë programin e tij bërthamor.

Në komunikimet mes tyre, diplomatët evropianë e përshkruan takimin midis presidentit Trump dhe presidentit Vladimir Putin të Rusisë në Helsinki, Finlandë, si “të suksesshëm”.

Një tjetër komunikim, pas një takimi në 16 korriku, transmetoi një raport të detajuar dhe analizë të një diskutimi midis zyrtarëve evropianë dhe presidentit Xi Jinping të Kinës.

Teknikat që hakerët përdorën gjatë një periudhe trevjeçare u ngjanin atyre që përdoreshin nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës. Mesazhet u kopjuan nga rrjeti i sigurt dhe u postuan në një faqe interneti të hapur nga hakerët, sipas “Area 1”, firmës që zbuloi shkeljet.

“Area 1” dërgoi më shumë se 1.100 biseda në dispozicion të The New York Times. Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë nuk kishte koment të martën.

Materiali i komprometuar siguron depërtim në luftën e Evropës për të kuptuar trazirat politike që përfshijnë tre kontinente. Ai përfshin biseda me liderët në Arabinë Saudite, Izraelin dhe vendet e tjera.

Hakerat gjithashtu hynë në rrjetet e Kombeve të Bashkuara, A.F.L.-C.I.O., dhe ministritë e punëve të jashtme dhe financave në mbarë botën. Ata u përqëndruan në çështjet që lidhen me negociatat për Partneritetin Trans-Paqësor, një marrëveshje tregtare nga e cila u përjashtua Pekini.

Disa nga 100 organizatat dhe institucionet u “pushtuan” vite më parë. Por shumë prej tyre nuk ishin të vetëdijshëm për shkeljen deri disa ditë më parë, kur u lajmëruan nga “Area 1”, një firmë e themeluar nga tre ish-zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Bisedat e diplomatëve evropianë për takimin e tyre privat në korrik me Xi citoi presidentin kinez duke u zotuar se vendi i tij nuk do t’i nënshtrohet ngacmimeve nga Shtetet e Bashkuara, edhe nëse një luftë tregtare i dëmton të gjithë.

Në bisedat e tyre me zyrtarët amerikanë pas takimit të Helsinkit në korrik, diplomatët evropianë përshkruan përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për t’u angazhuar në kontrollin e dëmeve pasi zoti Trump kishte dalë jashtë skenarit gjatë një konference të përbashkët me Putin.

Një bisedë e 7 marsit zbulonte vështirësitë në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian që kishin zhvilluar gjatë administratës së Trump. Në të, një zyrtar i lartë evropian në Uashington foli për qëndrimin negative në fillim, që kishte krijuar shumë pasiguri.

Zyrtari, Caroline Vicini, nënkryetari i misionit të Bashkimit Evropian në Uashington, tha që diplomatët nga 28 vendet anëtare e përshkruanin Shtetet e Bashkuara si partnerin më të rëndësishëm.

E gjithë situata të kujton publikimin e 250 000 bisedave të Departamentit të Shtetit në 2010, por këto nuk përbëhen nga material tepër të rëndësishme.

Komunikimet më sekrete, u mbajtën në një sistem të veçantë që po përmirësohet dhe zëvendësohet, sipas zyrtarëve europianë. Dhe bisedat për vendimet për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, nga e cila Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara në maj, janë në një sistem krejtësisht të ndryshëm.

“Njerëzit flasin për hakerat e sofistikuar, por nuk kishte asgjë të sofistikuar për këtë,” tha Oren Falkowitz, shefi ekzekutiv i “Area 1”.

“Pas më shumë se një dekadë përvojë në rrjetet kibernetike kineze dhe analiza të gjera teknike, nuk ka dyshim se kjo fushatë është e lidhur me qeverinë kineze”, tha Blake Darche, një nga ekspertët e “Area 1”.

Shumë nga bisedat ishin raporte javore nga vende si Kosova, Serbia, Shqipëria, Rusia, Kina, Ukraina dhe Uashingtoni dhe përfshinin përshkrime të bisedave me krerët dhe diplomatë të tjerë ose vizita në vende jo-evropiane.

Ka pasur shumë biseda lidhur me politikën e jashtme dhe strategjitë e Evropës mbi çështjet e tregtisë, terrorizmit, migracionit, etj.

Zyrtarët evropianë thanë se tani po përpiqen të rishikojnë rrjetet e tyre të vjetëruara. Ata thane se një sistem i ri, i njohur si EC3IS, po zhvillohet për të trajtuar dokumentet më delikate.

Për komunikimet në kryeqytetet si Moska dhe Pekini, një rrjet tjetër, i njohur si Zeus, është duke u instaluar për delegacionet e shteteve anëtare.

Evropianët duhet të zgjohen! Siguria e tyre po kërcënohet./konica.al