Tomas Hobs(Thomas Hobbes) është një nga filozofët më të shquar të Anglisë. Ai lindi në në 5 prill 1588. Është një nga mendimtarët më të shquar të mesjetës së vonshme që hedh idenë e ‘’kontratës natyrore’’, të drejtave dhe detyrimeve të nënshtetasve, shtetit dhe si do të udhëhiqeshin ata në jetën e tyre në raport me rendin mbretëror.
Hobsi e përgjithësoi sistemin e vet në tri shkrime të titulluara: Për trupin, Për njeriun dhe Për qytetarin. Por ai ishhte dhe një përkthyes i literaturës së antikitetit.
Një nga veprat më të goditura të tij është ‘’Leviantani’’ ku ai hedh shumë menditme të tij të konstruktuara nga një bagazh i madh i mendimit të tij.
Tomas Hobs lindi parakohe, sepse nënën e tij e shqetësonte pushtimi i pashmangshëm i Armatës Spanjolle.
Hobs lindi në prill të vitit 1588, disa muaj përpara se Armata Spanjolle e Filipit II të Spanjës të lundronte nëpër ngushticën angleze.
Muajt që çuan drejt pushtimin, Anglia e kishte pushtuar frika e sulmit të ardhshëm.
Siç shprehej më vonë Hobs: “nëna ime lindi dy binjakë: mua dhe frikën”. Hobs do të jetonte një jetë të gjatë dhe produktive.
Megjithëse, ai vetë e përshkroi ekzistencën njerëzore si “të keqe, brutale dhe të shkurtër”, vetë Hobsi jetoi 91-vjeç, duke vdekur në vitin 1679.
Babai i Hobs, Tomas Hobs Sr., braktisi gruan dhe fëmijët kur u detyrua të ikte në Londër.
Pas përpjekjes me një vikar tjetër jashtë kishës së tij, babait të të riut Tomas iu desh të largohej nga shtëpia e familjes Malmesbury në Wiltshire dhe zhdukej në Londër.
Tomasi i ri shkoi të jetonte me xhaxhain, Francis, përpara se të shkonte në Universitetin e Oksfordit.
Ai ishte një student i shkëlqyer, i cili njohu disa nga burrat më të ndritshëm të ditës, ndër të tjerë Francis Bacon dhe Ben Jonson.
Hobs vetë shprehte polemika në lidhje me mendimet e tij fetare dhe politike. Shpesh i njohur si “bisha e Malmesbury”, vetë Hobs kishte besime fetare komplekse dhe shkrimet e tij i bënë kundërshtarët e tij ta çonin në “akuza” për ateizëm.
Përveç shkrimit të “Leviatan”-it, Hobs botoi edhe përkthime nga shkrimet greke dhe një numër veprash latine.
Në vitin 1628, Hobs botoi një përkthim të “Historia e Luftës së Peloponezit” e Thucycidides, përkthimi i parë në gjuhën angleze nga greqishtja.
Më vonë, Hobs përktheu po ashtu edhe poezi të Homerit, si Iliada dhe Odiseja. Pa harruar se Hobs botoi edhe poezi të tijën.
Në një publikim përmbledhës të veprave të tij përshihen vetëm njëmbëdhjetë vëllime me shkrime në gjuhën angleze, ndërsa pesë të tjerë përfshijnë vepra të shkruara në latinisht.
Tomas Hobs shkroi një libër pasues për “Leviatan”-in, të quajtur “Behemot”. Shpesh është pohuar se në kryeveprën e tij, librin e vitit 1651 “Leviatan”, Hobs apelonte për një diktator të fortë, që ta mbante një komb nën kontroll.
Mirëpo, Hobs ishte një ironik i mprehtë dhe shumë komentues besojnë se ai thjesht po studionte nëse një udhëheqës i fortë ishte një domosdoshmëri e vajtueshme dhe jo diçka që duhej dëshiruar vërtet.
Titulli “Leviatan” është marrë nga Bibla, siç është titulli i veprës së mëvonshme “Behemot”, shkruar në vitin 1668, megjithëse ajo u botua dy vjet pas vdekjes së Hobs, në vitin 1681.
Nëse “Leviatani” duhej të ishte modeli utopik për shtetin ideal ose thjesht një përshkrim realist i sferës politike, “Behemot” është padyshim vepra e realizmit, duke eksploruar si ndodhi Lufta Civile Angleze dhe si mund të shmanget një rezultat i atillë në të ardhmen.
Gjithsesi, “Leviatani” mbetet vepra e tij përcaktuese, një libër që i atribuohet shpikjes së idesë së marrëveshjes shoqërore.