MENU
klinika

Akuza ndaj Halilit e FSHF-së

“Fanatics” publikon videon kundër presidentit

05.12.2018 - 14:26

Tifogrupi më i madh i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social “Facebook”, teksa pretendohet, sipas tyre, një skemë që mund të konsiderohet skandal.

Në deklaratën e bërë publike nga tifogrupi, klubi i Tiranës akuzohet se nuk ka një llogari bankare dhe se pagesat bëhen nën dorë. Ndërkohë, edhe vetë FSHF-ja bën transaksione të paligjshme, duke qenë se bardhebluve u mungon një llogari bankare.

“Kur Refik Halili mori aksionet e klubit, e dinte shumë mirë që klubi ka borxhe rreth 600 mijë euro. Prej 5 vitesh ai ka paguar vetëm 150 mijë euro. Janë edhe rreth 450 mijë euro që Halili nuk i paguan. I janë shtuar edhe 100 mijë euro borxhe prej rastit të Gjergji Muzakës.

Prej borxheve, llogaritë bankare të klubit janë bllokuar, do të thotë se presidenti paguan rroga ‘cash’ ndaj futbollistëve. Edhe të ardhurat nga FSHF nuk dihet se në cilën llogari bankare hyjnë.

Nëse Ministria e Financave bën një kontroll të transaksioneve, dalin në pah shumë akte të paligjshme, që nxjerrin zbuluar edhe FSHF-në. UEFA nuk ia ka dhënë shpërblimet KF Tiranës për pjesëmarrjen në Europa League pikërisht prej llogarisë bankare të bllokuar prej borxheve.

Bashkia Tiranë ka akorduar prej kohësh një fond prej 330 mijë eurosh për klubin, por ky fond ka mbetur i bllokuar për shkak se klubi nuk ka llogari bankare. Në bordin drejtues nuk ka njerëz profesionistë, por të afërm dhe miq të presidentit.

Presidenti kryen evazion fiskal ndaj shtetit shqiptar, në kontrata rrogat e 70% e futbollistëve janë 4-5 herë më të vogla nga sa paguhen në realitet. Për të shmangur drejtpërdrejt taksat e shtetit, për këtë Refik Halili duhet të dënohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Refik Halili ka dështuar totalisht në krijimin e një klubi serioz, duke e kthyer Tiranën në një ekip të dorës së tretë. Sa të kesh jetë, sa të marrësh frymë, do të jetë personi më i urryer”, – shkruan tifogrupi “Tirona Fanatics”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E pëson “Tirona Fanatics”

Disiplina, dënim të veçantë për ultrasit