MENU
klinika

5-vjetori i ndarjes nga jeta!

Fatos Sela, aktor i Teatrit Kombëtar

18.12.2018 - 18:11

Fatos Sela, aktori shqiptar i Teatri Kombëtar, lindi më 2 tetor 1948, në Tiranë dhe vdiq më 18 dhjetor 2013, po në Tiranë.

Ka kryer studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë, ku është diplomuar si aktor. Karrierën e ka nisur si regjisor në RTV Shqipëtar (1972-1975).
Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krisma në Paris”, “Zoti godet me putër”, “Kush e vrau Kastijin”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur”.

Më poshtë po rendisim të gjitha rolet që Fatos Sela ka interpretuar:

Pamje nga ura (2007) teatër;
Tirana, viti zero (2001) …. qeveritari;
Bolero (1997), instruktori i baletit;
Pas takimit të fundit (1990), komisar Ganiu;
Pesha e kohës (1988), Trifoni;
Një vit i gjatë (1987), Likurg;
Vjeshtë e nxehtë e ’41 (1985), Bako;
Të paftuarit (1985), Cezar Dibra;
Gracka (film) (1983), Baja;
Nëntori i dytë (1982), oficeri turk;
Shtëpia jonë e përbashkët (1981), Bashkimi;
Gunat mbi tela (1977) , Hodo;
Dhe si regjisor në Heronjtë e Vigut (1977).

Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995. 

Teatri Kombëtar sot ka postuar një status në faqen e tij në “facebook” ku ka përkujtuar ditën e ndarjes nga jeta të aktorit.

Statusi i plotë:

Kujtojmë me dashuri aktorin Fatos Sela, në ditën e 5-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Sela la pas një karrierë të pasur në Teatrin Kombëtar, ku veçojmë rolet e tij në shfaqjet “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”

101 arsye pse duhet ta shihni këtë shfaqje!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit