MENU
klinika

Ura e ‘Vijës së Ngjalës'

Fier/ Treni del nga shinat, alarmohen pasagjerët

20.12.2018 - 14:48

Treni i pasagjereve ka dalë nga shinat këtë mesdite në afërsi të Urës mbi “Vijën e Ngjalës” në Fier duke dëmtuar disa vagona.

Raportohet se treni vinte me pasagjerë nga Durrësi në Fier, ndërsa nga ngjarja nuk ka të lënduar. Shkak i shkarjes se vagonave të trenit janë bërë disa traversa të cilat janë thyer, ndërsa kalonte treni.

Sipas faturinove të trenit thyerja e tranversave te hekurudhës ka ndodhur si shkak i amortizimit nga koha e gjatë në punë dhe kushtet atmosferike. Fatorinot kanë thënë se treni ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur thyerja e traversave dhe ka berë një zhurmë të madhe.

Rreth 10 vjet më parë në këtë vend është përmbysur një vagon cistern duke derdhur një sasi të konsiderueshme karburanti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN