MENU
klinika

Muzika Klasike

Filarmonia e Kosovës triumfoi emocionalisht këtë fundvit

24.12.2018 - 14:22

Pafund duartroktje dhe muzikë me emocione të pafundme në Kosovë. Filarmonia e shtetit erdhi si kurrë më parë në një program me dy koncerte mbrëmjen e djeshme në Kosovë në sallën e e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Brenda një nate Filarmonia e Kosovës solli dy herë të njëjtin koncert, ndërsa hyrja ishte me bileta falas. Interesimi për të ndjekur këtë koncert ishte jashtëzakonisht i madh,  numri kishte arritur deri në 2 mijë artdashës,  koncerti i orës 20:00 u transmetohet live edhe në RTK.

Dirigjenti Noorman Widjaja është i njohur për publikun. Me metodën e vet të të dirigjuarit ai bëri, jo vetëm rregull dhe harmoni tek artistët e orkestrës, po edhe tek publiku me shikimin, qëndrimin dhe mënyrën e vendosjes së trupit, të duarve, të drejtimit të dirigjimit, gjë që u përshëndet me shumë duartrokitje. Kur instrumentistët mbaronin lojën, duartrokitjet përplaseshin fort pareshtur.

E njëjta gjë ndodhi edhe me solistët që u ngjitën në skenë. Edhe në mënyrën si drejtonte ata dhe orkestrën. Të njëjtat brohoritje, duartrokitje pafund morën edhe sopranoja Lorika Ismajli, Adelina Palojas, Kaltrina Miftarit e Granit Musliut.

Kjo mbrëmje solli edhe ansambli vokal ‘’Dardanicum Cantori’’, i përbërë nga Diellza Sylejmani- Veseli, Safet Berisha, Kaltrina Miftari dhe Shaban Behramaj. Orkestra e solistët sollën arie opera të njohura operistike, simfoni nga kompozitorët si Puccini, Mozarti, Rossini, Verdi, Cilea, Loewe, Bizet, Donizetti etj.

Gjatë provave Dirigjenti Noorman Widjaja është përpjekur që sa më shumë të punoj në përmbajtje pasi që ajo e vendos tempin dhe nëse e di përmbajtjen për të sjellë një performancë sa më të mirë për publikun.

“Puna ime është që t’i shpjegoj atyre se çfarë ndodh në atë simfoni, intermezzo apo në arie. Kur bëjmë operë dikush këndon, ka tekst dhe ne duhet që t’i shoqërojmë me tingull…

Ne punojmë pjesë pas pjese, jo me një arie në tërësi. Kështu unë u shpjegoj shumë për këtë pjesë. Këtë javë ata krijuan diçka të papritur, një shpërthim sepse kanë filluar të kuptojnë përmbajtjen”, tregoi dirigjenti Widjaja për Kultplus.

Për të ndjesia e muzikës, ngjyrat janë magjike, ndër shumë artistë që janë shumë profesionistë ai veçon tenorin Granit Musliun i cili është me të ardhme shumë premtuese në skenat ndërkombëtare. Për të ai mendon se duhet të perfeksionohet dhe të studiojë jashtë shtetit të Kosovës, por mbi të gjitha ai është shumë i talentuar.

Kurse nga Shqipëria për herë të parë me Filharmoninë e Kosovës kishte ardhur baritoni Armando Likaj i cili për publikun solli dy arie të njohura dhe që u mirëaprit shumë mirë nga publiku me duartroktije të njëpasnjëshme. Në këtë mbrëmje gala sipas tij ka shumë artistë të talentuar. Ai ishte shumë i kënaqur me gjithë performancën dhe emocionet që ishin shpërndarë në atë mbrëmje.

Rreth 20 koncerte janë dhënë për këtë vit, me plot komplet 20 programe të ndryshme, me solistë e dirigjentë të ndryshëm nga e gjithë bota.

Kanë performuar si këngëtarë të rinj dhe dirigjentë që janë prezantuar për herë të parë, por mbi të gjitha ekziston një frymë mjaft frymë pozitive për këtë kulturën klasike. Sipas autoriteteve të shumtat kanë qenë premierë dhe ka pasur shumë turne si turneun koncertal të Korit të Filarmonisë në Britani të Madhe, me tri koncerte të realizuara atje ku janë ndjerë shumë krenarë që publiku britanik.

Për 20 vjetorin e Filharmonisë së Kosovës mendohet se mund të organizohen për të sjellë emra të mëdhenj të muzikës klasike si Ermonela Jaho, Ramë Lahaj, të cilët veç e kanë konfirmuar.

Ky fundvit ishte një koncert madhështor, ishte gëzim për gjithë ambientin e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët