Miss Universit 2018 është mbyllur me triumfin e bukuroshes nga Filipinet, Catriona Gray, e cila ka rrëmbyer kurorën e vajzës më të bukur, duke lënë pas kështu garuese nga 93 vende të tjera.
24-vjeçarja filipino-australiane ishte përballë konkurrentes nga Afrika e Jugut, Demi Leigh Nel Peters, në garën për vendin e parë, e ajo bëhet filipinesja e katërt që çon në shtëpi kurorën e “Miss Universit”. Në vend të tretë u rendit venezueliania Sthefany Gutiérrez.
Spektakli u zhvillua në Bangkok dhe kandidatja vendase mundi të hynte në 10-shen e parë, por pa bërë më shumë progres.
Shqipëria përfaqësohej në këtë garë nga 18-vjeçarja Trejsi Sejdini, “Miss Univers Albania 2018”, e cila fatkeqësisht nuk ia doli të hynte në 20-shen e parë.