MENU
klinika

Deklarata

‘Fitues i ish-Serës s’është Bego’, Reagon PD reagon pas deklaratës së MF

24.12.2018 - 17:03

Ka reaguar PD pas deklaratës së Ministrisë së Financave në lidhje me çështjen e privatizimit të zonës së ish-Serës tek Unaza e Re. Kjo e fundit përmes një njoftimi thekson se është e provuar me dokumente se “Inerte Ekspres” i përket Edmond Begos, sipas tyre mikut të Taulant Ballës.

Po ashtu PD thekson se nga kjo kompani janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

Sot Ministria e Financave deklaroi se fituesi i vërtetë nuk është Edmond Bego, siç u shpreh më herët Partia Demokratike, por trashëgimtarët Pinari. Kujtojmë se pak ditë më parë në emër të PD-së, deputetja Jorida Tabaku bëri me dije se Ahmetaj ka firmosur në vitin 2016 për privatizimin e zonës së ish-Serës, për të favorizuar më pas biznesmenin Edmond Bego.


REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE

Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave.
Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpërmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit.

A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?

Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD