Menu

Filmi “Lorik”

Fjalimi i Ramës për Canën përlot nënën e tij

05.12.2018

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në mbrëmjen e organizuar me rastin e premierës së filmit autobiografik të kapitenit legjendar, Lorik Cana. Gjatë fjalimit të tij, të mbajtur për Lorikun, kryeministri preku nënën e ish-kapitenit që nuk mundi t’i mbante dot lotët.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

“Jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit. Për të qenë krenar për atë se kush janë dhe nga vijnë. Fondacioni do ta mëshirojë më së miri qasjen e Lorikut ndaj vetes, njerëzve dhe vendit.

Loriku ka pas mundësi të luajë me kombëtaren e Francës, me të Zvicrës, mund të zgjidhte dhe një kombëtare nga Lindja e Mesme. Por ai e kishte ëndërr të zgjidhte Shqipërinë.

Kjo është më shumë se nga ana sportive. Jo rastësisht lidhet fanella kuqezi me interesin për historinë e shqiptarëve. Loriku i ka qejf librat, jo si Murati. Fondacioni do të jetë pikë bashkimi për të gjithë ata që kanë një ëndërr.

Loriku do jetë një nga shembujt në sport që provojnë që një ëndërr që e shikon me sy hapur njeriu mund të arrij. Loriku ka qenë i gatshëm të paguaj ‘çminim’.

Nuk e ka lënë baba që të tërhiqet. Unë duhet ta mbyll duke i thënë babait të Lorikut që po mos ishte nëna nuk do ta kishe bërë dot Lorikun futbollist”, – u shpreh Rama.

Nëna e Lorikut on Vidnews.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimi në mbrëmjen Gala’

Cana zgjidhet “Albanian Sports Ambassador”