MENU
klinika

Event Kombëtar

Fondacioni “Harpa” nderon me çmim Fatos Arapin

23.12.2018 - 12:27

Si pjesë e një tradite kulturore të vitit të gjashtë të saj në qytetin e Fierit është mbajtur një mbrëmje gala për edicionin e gjashtë të çmimeve ‘’Harpa’’.

Kjo  mbrëmje kishte të ftuar të shumtë në lëmin e personaliteteve të kulturës në qytetin e Fierit. Në këtë mbrëmje gala, në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit të Fierit, u ndanë shumë çmime kombëtare ku ndër të tjera ishin për personalitete të shquara dhe institucione.

Fjalën e hapjes e mbajti presidentja e fondacionit “Harpa”, Majlinda Rama, drejtuesja e fondacionit ‘’Rama’’. Me motivacionin “Për kontribut të çmuar në ngritjen dhe thellimin e dijes, për arritje të veçanta në shkencën dhe kulturën kombëtare shqiptare” ajo tha në fjalën e saj se institucioni ia atribuon këtë çmim atyre institucione ku rritet cilësia për përsosjen e kulturës dhe imazhit shqiptar. Fare mirë kjo i kalon Akademisë e Shkencave të Shqipërisë.

Çmimin e tërhoqi akademiku i asociuar Shaban Sinani. Ndër të tjera ai shprehu se:

 “Ky është një gjest fisnik që fondacioni ‘Harpa’ i jep këtë mirënjohje Akademisë së Shkencave. Ky është një çmim në çastin e duhur, që ne e vlerësojmë shumë.’’

Gjatë ceremonisë, Akademiku i asociuar Gjovalin Shkurtaj u ftua të dorëzonte çmimin e personalitetit “In memoriam”, që fondacioni “Harpa” këtë vit ia akordoi poetit Fatos Arapi, i ndarë nga jeta disa muaj më parë. Pak kohë më parë poeti i mirënjohur Fatos Arapi ka ndëruar jetë dhe kjo vjen si një çmim nderi për personalitetin e tij në fushën e kulturës pas vdekjes së tij.

Dhimitër Gjoka, spikeri i mirënjohur në TVSH dhe në shumë stacione televizive private pas vitit 1991, u nderua me,

 “Njeriu i vitit 2018”. Motivacioni “Për kontribut në fushën e gazetarisë televizive. Prezantues që përçon profesionalizëm, besueshmëri dhe autoritet. Figurë dhe zë i dashur për publikun”.

Shkrimtari Virion Graci u shpall shkrimtari më i mirë me motivacionin “Shkrimtar me vlera të larta krijuese. Autor me individualitet krijues që ka krijuar kode unike ligjërimi, duke pasuruar prozën romanore shqipe”.

Aktori i njohur Nikolla Llambro, balerini i ri Endri Qendro u vlerësuaan shumë në këtë mbrëmje.

Baki Bala Prefekti i qarkut të Fierit u shpreh se kjo natë është në nderin e qytetit të Fierit, brenda një salle të vogël gjendet e gjithë Shqipëria bashkë.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreka, ka thënë se fondacioni “Harpa” është vlerë e shtuar kombëtare.