Ashtu siç bën çdo fundviti, revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën e modeleve më të paguara.
E nëse Kendall Jenner mund të mos jetë vajza më e paguar nga klani “Kardashian-Jenner”, ajo ama fiton më shumë para se çdo modele tjetër në botë.
23-vjeçarja ka arritur të mbledhë plot 22.5 milionë dollarë në 12 muajt para qershorit të vitit 2018, duke u renditur kështu në krye të listës së modeleve më të paguara të këtij viti.
“Forbes” ka publikuar emrat e modeleve më të njohura me vlerën përkatëse të pagave gjatë këtij viti. Lista e modeleve më të paguara vazhdon akoma, por duhet të përmendim që të gjitha kanë përdorur rrjetet sociale për të rritur numrin e ndjekësve dhe të ardhurat në të njëjtën kohë.
1 – Kendall Jenner $22.5 million
2 – Karlie Kloss $13 million
3 – Chrissy Teigen $11.5 million
4 – Rosie Huntington-Whitely $11.5 million
5 – Gisele Bundchen $10 million
6 – Cara Delevingne $10 million
7 – Gigi Hadid $9.5 million
8 – Bella Hadid $8.5 million
9 – Joan Smalls $8.5 million
10 – Doutzen Kroes $8 million