MENU
klinika

Larg të ftohtit

Fundvit i “nxehtë” për familjen Ronaldo

31.12.2018 - 15:34

Cristiano Ronaldo e mbylli vitin 2018 në futboll me një bast të fituar, ndoshta më kryesori në karrierën e tij. Ai nuk është një funtbollist që mund të tregojë vlerat e tij vetëm në Premier League apo La Liga, por këtë gjë mund ta bëjë edhe në Serie A.

Portugezi ka treguar një formë të jashtëzakonshme me Juventusin që në sezonin e parë në Itali, duke shënuar deri tani 14 gola, i pari në listën e golashënuesve.

Duke përfituar nga ditët e pushimet të fundvitit, Cristiano është larguar nga i ftohti Europian, duke u zhvendosur në Dubai. Këtë e ka bërë të ditur e fejuara e futbollistit, bukuroshja Georgina, e cila ka uruar më shumë se 8 milionë ndjekës në “Instagramin” e saj me një foto në xhakuzi.

View this post on Instagram

Volando entre tus brazos ❤️ @cristiano

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

“Faleminderit 2018 që më ke bërë kaq të lumtur. Urimet e mia më të mira për të gjithë ju”, ka shkruar spanjollja, ndërsa Cristiano nuk duket në foto.