Rastet e vdekjeve të futbollistëve të rinj në moshë janë shtuar kohët e fundit, por e fundit mbetet ende mister përse ndodhi. Futbollisti i Lokomotivës së Moskës, Aleksei Lomakin është gjetur i vdekur.
Mediet ruse raportojnë se 18-vjeçari humbi jetën pas një nate që kishte dalë jashtë me një shok. Rrethanat e vdekjes së Lomakinit mbeten ende të paraqarta, teksa organet përkatëse janë duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes.
Futbollisti e kishte harruar telefonin dhe çantën e shpinës në një taksi, ndërsa zhdukja e tij është lajmëruar më datën 30 nëntor.
Nëna e tij ka lajmëruar në Policinë, duke sqaruar se ai ka shkuar në stërvitje dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur kontakt me të. Ndërkohë, sot është bërë publik lajmi për vdekjen e dhimbshme të 18-vjeçarit.