MENU
klinika

Projekti 356 milionë lekë

Gati rikonstruksioni i Piramidës

24.12.2018 - 14:53

Në buxhetin 2019, Bashkia e Tiranës ka parashikuar financimin e disa projekteve të reja, zbatimi i të cilave do të ndikojë në turizëm por dhe në ofrimin e më shumë shërbimeve për qytetarë.

Një ndër këto projekte është rikonstruksioni i Piramidës, si një objekt ikonë për kryeqytetin. Në buxhet janë parashikuar rreth 356 milionë lekë, ku ndërhyrjet synonjë transformimin e saj në në një qendër kulturore të pavarur për kryeqytetin.

Po ashtu, një ndërhyrje tjetër e rëndësishme është rehabilitimi i Bulevardi Zogu i 1, konkretisht segmenti rrugor i cili lidhë sheshin Skëndërbej me Bulevardin e ri. Rehabilitimi i këtij segmenti parashikon ndërhyrjen për përmirësimin e shtresave rrugore, trotuareve, rrjetin e kanlizimeve të ujrave të shiut, ndricimin rrugore, gjelbërimit.

Ky projekt prashikon gjithashtu unifikimin e fasadave si dhe krijimin e 4 mikrohapësirave gjatë këtij aksi të cilat do të shëbejnë për aktivitete të ndryshme. Në këtë projekt nuk parashikohet ndryshimi i profilit tërthor të rrugës, ai do të mbetet i njëjtë.

Projekti kap një vlerë prej 858 milionë lekësh. Po ashtu, është parashikuar një fond i konsiderueshëm prej 739 milionë lekësh rikonceptimin e kopshtit zoologjik, për ta bëra atë sa më atraktiv për të gjithë grupmoshat. Sipërfaqja e ndërhyrjes është afërsisht 5 Ha.

Bashkia parashikon gjithashtu edhe ndërhyrje në Parkun Rinia, me vlerë financiare prej rreth 163 milionë lekësh, për t’iu përshtatur kërkesave të kategorive të ndryshme të qytetarëve që frekuentojne. Parku do të organizohet në mënyrë të tillë ku do të ketë disa mini sheshe. Të katërta këto projekte arrijnë një vlerë investimi prej rreth 2.1 miliardë lekësh.