MENU
klinika

U hodh në lumë

Gjendet i mbytur 44-vjeçari në Skrapar

01.12.2018 - 10:20

Një 44-vjeçar është gjetur sot i mbytur në anë të lumit Guahak në Skrapar. Ai është gjetur mëngjesin e sotëm nga policia.

Sipas dyshimeve paraprake mendohet se 44-vjeçari është hedhur vetë në lumë.

“Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur,” njofton policia.

Nga verefikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur. Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.