MENU
klinika

Serie A, java 18

Gjimshiti autogol, Atalanta ndal Juventus

26.12.2018 - 16:56

Pikërisht në ndeshjen e parafundit të fazës së parë, Juventus është ndalur për herë të dytë. Atalanta ka barazuar 2-2 në Bergamo. Një pikë që i hap “oreksin” skuadrës së Atalantës, ndërsa Serie A do të rihapej nëse Napoli do të fitonte në mbrëmje ndaj Interit.

Ndeshja ka nisur keq për vendasit. Gjimshiti, i vendosur në qendër të mbrojtes, ka tentuar të largojë një top i ardhur nga jashtë zone, por futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk ka qenë i mirëpozicionuar, teksa e ka devijuar topin drejt rrjetës.

Megjithatë, Atalanta nuk është dorëzuar aspak. Zapata në minutën e 24-t ka barazuar shifrat. Pjesa e parë ka përfunduar 1-1, pavarësisht se bardhezinjtë kanë pasur edhe të paktën 2-3 raste të pastra në portën e Etrit Berishës.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bentacur ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe Juventu mbetet me 10 lojtarë. Pa kaluar as 3 minuta, Zapata ndëshkon përsëri kampionët, duke cuar shifrat në 2-1.

Në minutën e 65-të në lojë hyn Ronaldo. Është pikërisht Cristiano ai që shënon golin e barazimit në minutën e 78-të. Juventus, ndonëse me 10 lojtarë, luan më mirë në fund, por gjithsesi, ndeshja përfundon në barazim 2-2.

Ndërsa Lazio ka fituar 2-0 në Bologna, duke konsoliduar vendin e katërt, por nga ana tjetër, trajneri Simone Inzaghi mund të shkarkojë vëllain e tij, Pippo. Një ironi e fatit, por futbolli i tillë është…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN