MENU
klinika

Detajet

Gjirokastër, dy banesa pranë Kadaresë drejt shembjes

09.12.2018 - 19:24

Shtëpitë karakteristike në Gjirokastër po humbasin vlerat artitekturore dhe sot, kryesisht në lagjet e sipërme të qendrës muzeale, ato janë amortizuar.

Banorët pohojnë se një pjesë e godinave që po shkojnë drejt rrënimit nga braktisja dhe nga mungesa e certifikatave të pronësisë.

Janë dy banesa në afërsi të shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, të cilat jo vetëm janë në gjendje të amortizuar, por edhe rrezikojnë jetën e banorëve dhe të kalimtarëve.

Mirëmbajtja e këtyre banesave bëhet vetëm nga investimet dhe fondet e akorduara nga dega e Monumenteve, pasi janë ndërtesa që kërkojnë shuma të mëdha monetare për tu investuar në to, për restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Banorët pohojnë se prej 20 vitesh nuk kanë ndier dorën e institucioneve përgjegjës për të ndërhyrë tek banesat, të cilat për shkak të stilit të ndërtimit të tyre janë pjesë e UNESCO-s.