MENU
klinika

Gjuetia në Parqet natyrore

Gjirokastër/ Monitorime për gjuetinë e paligjshme

18.12.2018 - 14:17

Në Parkun Natyror “Zagoria” punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Gjirokastër kanë filluar monitorimet për gjuetinë e paligjshme.

Objektivi është parandalimi i gjuetisë dhe mbrojtja e jetës së egër në këtë park, ku vlerat natyrore zënë një vend kryesor në thesarin e vlerave të tij.

Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Gjirokastër u bëjnë apel të gjithë dashamirësve të natyrës të kontribuojnë në parandalimin njëherë e përgjithmonë të fenomenit kriminal të gjuetisë së paligjshme.

 

kolana e librave

Parku natyror “Zagoria” shtrihet mes vargmaleve Shëndëlli, Lunxhëri, Bureto, Trebeshinë, Dhëmbël e Nemërçkë, më të mëdhenjtë dhe më të lartët në jugun e vendit. Zagoria ngjan brenda kësaj kurore malesh si një “perlë e rrallë natyrore”.

Një hijeshi marramendëse që nga malet e lartë, shkëmbinjtë e ashpër e të thepisur, oaze të gjelbra me pemë, lule e bar, vlerat e bio-diversitetit, vlerat kulturore dhe shpirtërore që ka kjo zonë shtojnë pasionin, mjaftueshëm për të tërhequr në gjirin e saj shumë vizitorë e turistë të huaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN