MENU
klinika

Detajet

Gjirokastër/ Shkrumbohet makina, dyshohet e qëllimshme

19.12.2018 - 09:12

Një automjet është përfshirë nga flakët në Gjirokastër rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Meçitë”.

Makina tip ‘Citroen’ me targa AA650RV është shkrumbuar plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Sipas policisë makinë është në prontësi të Donjeta Xhelilit, dhe nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku i vërtetë i rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.