MENU
klinika

Funksionalizimi i Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale fton ish-komandantin e UÇK-së

11.12.2018 - 15:14

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”, për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë.

Avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj, ka thënë se Mehmeti do të paraqitet në Hagë në muajin janar.

Sipas tij, ende nuk dihet nëse do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit apo vetëm si dëshmitar.

Po, rasti është konfirmuar mbrëmë. Ka qenë i vizituar nga hetuesit e Gjykatës Speciale. Kanë dhënë njoftimin që më datën 22, 23 dhe 24 janar duhet të intervistohet por nuk i kanë sqaruar në çfarë cilësie, dëshmitarë apo i dyshuar”, ka thënë avokati Rrecaj.

Ndryshe, Gjykata ka ftuar për intervistim po ashtu edhe Sokol Dobrunën si dhe Rrystem Mustafën, i njohur si komandant “Remi”. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

‘Thaçi po përdor çështjen e Luginës së Preshevës’

Korrigjimi i kufijve/ ‘Thaçi frikë nga Gjykata Speciale’

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova vazhdon hakmarrjen ndaj Serbisë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!