MENU
klinika

Shqiptari i Liverpool

Gol me 4 prekje, Shaqiri: Fitojmë titullin!

06.12.2018 - 17:04

Mesfushori shqiptar i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 3-1 kundër Burnley, triumf ky që i mban në hap me Manchester Cityn për titull.

Shaqiri u mor si alternativë në rolin e tij te Livepool, merkaton e kësaj vere. Pati edhe zëra në Angli, që nuk e kuptonin lëvizjen e Jurgen Kloop, për ta afruar shqiptarin e Kosovës në “Anfield”.

Sulmuesi me origjinë shqiptare ka folur për mediat angleze pas ndeshjes në kampionat, ku u shpall dhe njeriu i takimit. Autori i golit të tretë për të kuqtë u shpreh:

“Nuk duhet të kemi frikë në asnjë ndeshje. E dimë që do të kemi shumë presion me çdo minutë që kalon këtë sezon, por jam i bindur se kemi shumë shanse për të fituar titullin kampion.

Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse unë erdha këtu, për të fituar trofe dhe për të qenë më të mirët. Klop është një trajner i madh që ka nëj raport shumë të mirë me çdo futbollist.

Jam i lumtur që shënova, pasi Bërnli po mbronte shumë mirë dhe ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Me rezultatin 2-1, nuk je asnjëherë i sigurt, por goli im e qetësoi skuadrën dhe jam shumë i lumtur me këtë”.

Shaqiri shënoi golin e tretë për të tijtë në këtë ndeshje, në fund, i cili ishte edhe i treti personal me fanellën e Liverpool-it. Mediet angleze janë ndalur pikërisht në të veçantën e golit të “Shaqës”, i cili u nis dhe u bitis brenda 10 sekondave.

Në të mori pjesë edhe portieri Alisson. 10 sekonda zgjati koha sa topi lëvizi nga porta “Reds” në portën e vendësve, ku edhe u finalizua me gol. “Sfera” kaloi në këmbët e 4 lojtarëve, që e prekën katër herë, derisa Shaqiri e dërgoi në rrjetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Respekti për golat e shqiptarëve

“Shqiponja” zgjidhet simboli i vitit në Zvicër