MENU
klinika

Përplaset me komentuesin

Greta Koçi: Nuk dua të dashur, por burrë!

21.12.2018 - 17:32

Si u plake pa të dashur Greta! Të shkoi jeta beqare!” Kjo fjali e një komentuesi detyroi këngëtaren Greta Koçi të japë një përgjigje dhe një sqarim të gjatë në “Instagram”, duke qenë e prerë në ato që shkruan.

Greta është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri, por jetën e saj private nuk është folur asnjëherë dhe duket se ky detaj nuk e ka lënë të “fle i qetë” këtë ndjekës të këngëtares që nuk nguroi ta ngacmonte, por përgjigja ishte e qartë:

Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet,”- ka shkruar Greta.