MENU
klinika

Carabao Cup

Hakmerret Tottenhem, Chelsea ia del në fund

19.12.2018 - 22:45

Tottenhem është hakmarrë shumë shpejt ndaj Arsenalit në derbin londinez, duke e mundur 2-0 brenda në “Emirates” dhe vetë duke ua kualifikuar në gjysmëfinale të “Carabao Cup”. Chelsea ka fituar 1-0 ndaj Bournemoth, faalë golit të vonë të Hazard.

Ishte Son Heung-Min ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20’ me një gol fantastik.  Arsenal ka mundësi të kundërpërgjigjet, por tregohet i pasaktë përpara portës kundërshtare.

Pas pushimit, Tottenham mbetet ekipi më i rrezikshëm dhe sapo hyn Harry Kane përgatit një gol të mrekullueshëm që shënohet nga Dele Alli. Ai ishte goli i nokautit për vendasit, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë. Tottenham shkon në gjysmëfinale.

Chelsea ka vuajtur shumë ndaj Bournemouth, por në fund ka mjaftuar Eden Hazard për t’i dërguar në gjysmëfinale. Aq mjaftonte dhe Chelsea i bashkohet Man City-t, Tottenham dhe Burton në gjysmëfinale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN