MENU
klinika

Tërheqja e njohjes

Haradinaj i reagon BE-së ndaj letrës së Brnabiçit

29.12.2018 - 10:05

Kryeministri i Kosovës, Ramsuh Haradinaj edhe më herët ka përmendur animin e Bashkimit Evropian kah Serbia, duke thënë se Federica Mogherini si ndërmjetësuese e dialogut përkrahë Serbinë.

Për të arsyetuar këtë Haradinaj përmendi edhe rastin e fundit, ku kryeministrja serbe Ana Brnabiç i dërgoi letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke kërkuar që të rishikojnë njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Ai deklaroi se ndihen të ofenduar nga letra e kryeministres serbe dhe mos veprimi i Evropës, pasi sipas tij nuk pati as edhe një deklaratë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Ne na thuhet mos veproni, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia”, deklaroi Haradinaj, duke shtuar se as Federica Mogherini, as Johannes Hahn, as Jean Claude Juncker, as Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom nuk janë lajmëruar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit.

“Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë”, ka pyetur Haradinaj.

Haradinaj shtoi se kur ne aktivizohemi për të mbrojtur sigurinë tonë, udhëheqësit e BE-së aktivizohen sikur të ishin në Beograd e jo në Bruksel.

Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë. E vetmja mënyrë e përmbylljes së paqes Kosovë-Serbi, e vetmja mënyrë është pranimi i të drejtës së Kosovës”, ka thënë Kryeministri Haradinaj. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë