MENU
klinika

Ushtria më 14 dhjetor

Haradinaj: Nuk rrezikohen marrëdhëniet me NATO-në

06.12.2018 - 12:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para deputetëve të Kuvendit se formimi i Ushtrisë së Kosovës është proces i brendshëm, vendim sovran dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, që është ndër më të avancuarat në botë.

Haradinaj tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk i rrezikon raportet me NATO-në.

Është proces i brendshëm, vendim sovran në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, që është ndër më të avancuarat në botë”, tha Haradinaj, duke shtuar se për formimin e Ushtrisë së Kosovës kanë zhvilluar bisedime intensive me të gjitha palët e interesuara.

Sipas tij, aleanca e NATO-së ka peshë të madhe, por Kosova është e sigurt që asnjëherë nuk i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-në.

Ai tha megjithëse nuk kanë arritur të gjithëve t’iu sqarojnë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri, sipas tij, Kosova ka plotësuar kushtet bazike të sqarimeve me ecë para me ushtrinë. /Konica.al/