MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Haradinaj shpjegon arsyet pse u tensionua me Mogherinin

18.12.2018 - 14:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë përgjegjëse shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për dështimin e dialogut me Serbinë, i cili kishte filluar që në vitin 2010.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka fajësuar serish shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për dështimin e dialogut me Serbinë.

Pas mbledhjes me qeverinë e Kosovës ai ka zbuluar edhe arsyen e nervozimit gjatë takimit të djeshëm me shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini në Bruksel, ndërsa shtoi se Kosova nuk do të jetë në mëshirën e të tjerëve.

Kosova më nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve. Do të binden të gjithë që kjo puna e taksës jo vetëm që nuk ka me u heq, por do të konsolidohet dhe nuk do të ndryshojë deri në njohje të Kosovës. Është absurde me e heq”, tha Haradinaj.

Ndërkohë që nuk është ftuar në takimin që do të mbahet nesër në Bruksel, kryeministri Haradinaj tha se e mirëpret diçka të tillë.

Nuk më ka mbetur më punë të jem aty. Unë i kam përfunduar ato çfarë duhet të thoja. Mogherini e ka çrregulluar dialogun, ka nxjerrë shumë probleme në rajon”, është shprehur kryeministri kosovar. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



'Open Balkan'/ Abazoviç: Mali i Zi mbështet nismën!

Kurti: Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk kanë brenda BE!

Akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë!

Çfarë do të ndodhë në Ballkan në 50, 80 apo 100 vitet e ardhshme?

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë

Premtimet e kandidatëve për qytetarët

Aksioni kundër kontrabandës në Kosovë

Gjykata merr vendimin për pesë të arrestuarit

SHBA cakton ambasadorin e ri në Serbi

Diplomati amerikan njihet si negociator i vështirë

"Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim"

Kurti flet për aksionin kundër kontrabandës në veri